Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, u regjistrua edhe në Ohër, Strugë, Gostivar dhe Shkup

Tërmet me magnitudë lokale prej 4.5 shkallë, sipas shkallës së riterit, mbrëmë ka ndodhur në Shqipëri. Tërmetin e ka regjistruar edhe rrjeti sizmologjik në Maqedoninë e Veriut i kontrolluar nga Opservatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyrorë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Si njoftuan nga Opservatori sizmologjik, tërmeti ishte regjistruar mbrëmë 17 minuta pas mesnatës, ndërsa epiqendra ishte 173 kilometra në jugperëndim të Shkup, në Shqipëri.

Sipas Opservatorisë, tërmeti ishte ndjerë në Ohër, Strugë, Gostivar dhe Shkup me një intensitet prej III-IV shkallë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Për tërmetin informoi edhe Qendra sizmologjike evropiane – mesdhetare, prej nga informuan që qendra e tërmeti ishte 22 kilometra në jugperëndim nga qyteti i Elbasanit në Shqipëri.