Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut pesë muaj mund të ndjekin punën e Bundestagut

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që të rinjtë do të mund të aplikojnë deri më 31 korrik për të shfrytëzuar “Bursën Ndërkombëtare Parlamentare”, transmeton Portalb.mk.

“Të rinj të diplomuar të cilët janë të angazhuar, të hapur, me interes për politikën dhe me vullnet për të marrë pjesë aktive dhe me përgjegjësi në të ardhmen demokratike të vendit të tyre, marrin mundësinë në Bundestagun gjerman të njohin sistemin parlamentar gjerman përmes teorisë dhe praktikës”, sqaroi Ministria, duke theksuar që bursa jepet nga Bundestagu Gjerman.

Ambasada Gjermane në Shkup do të pranon aplikimet përmes adresës [email protected].

“Programi 2025 zgjat nga 1 mars 2025 deri më 31 korrik 2025. Ndër të tjera, parakusht për përzgjedhje është njohja e shkëlqyer e gjuhës gjermane dhe politikës, shoqërisë dhe historisë”, sqaroi Ministria.

Në këtë thirrje pritet të pranohen 120 të rinj nga 50 shtete të ndryshme.