Të pres
Poezi nga Merita Abazi
Me buzëqeshje të fshehur
Të të them, të dua
Me buzë të etura
Krahë skyfteri për shtrëngim
Me gjinj të fryra
Si në vegjëli
Të pres, fjala e dhënë më mbanë
Të pres me bebza të shndritshme
Të qesh me ty
Të buzëqesh, të harrohem
Të të zë për dore, me mollë në duar
Të ecim brigjeve të lumit
Nëpër trotuaret plot
Më the në ëndërr:
Më prit, do të vi!
Ishte apo jo imazh
Apo një shpresë e thyer
Të kërkoj
Të pres
Nuk vdes
Aty ku e filluam dashurinë
Në pakufi… o mall i pashuar!