Kujë e shpirtit
Pasi shënjuan dobësitë e shpirtit
Trazuan ujëvarë lotësh dhe
përsëri pas kësaj ju bëje fresk
Ktheheshe oazë shkretëtire
Të pushojnë të lodhurit
që veç mbetje shkatërruese
linin pas çdo fushimi
Mes lëngatës vrojtoje bredhjet e tyre
Si i vinin krusmën gjithçka-je
Me dinjitetin e lerosur, të nëpërkëmbur,
Përsëri dhuroje dashuri, pasi kështu ishe mbrujtur
të japësh pa kërkuar asgjë në shkëmbim
Vazhdoje të falje për dëmin e shpirtit
Me qindra e mijëra herë
Derisa u shndërrove në statujë akulli
Me një ftohtësi vrastare
E qetë dhe pa ndjenja…
Autore: Farije Dauti Bakiju