Studentët e Maqedonisë së Veriut kanë një javë mundësi për aplikim për të marrë mbështetje financiare për transport

Ministria për Arsim dhe Shkencë një javë do të pranon aplikime nga studentët që janë të interesuar për të marrë mbështetje financiare për transport, nëse studiojnë jashtë vendbanimit, transmeton Portalb.mk.

“Ftohen studentët të cilët nuk e  realizojnë  drejtën e tyre për mbështetje financiare, dhe të cilët  jetojnë jashtë vendit të studimit dhe i plotësojnë kushtet, në vijim të aplikojnë në thirrjen publike”, njoftojnë nga Ministria.

Në Konkurs theksohet që studentët duhet të jenë shtetas të RMV-së, të jenë studentë të rregullt në universitetet shtetërore dhe të banojnë jashtë vendit të studimit. Mbështetja është nga 600 deri 1200 denarë në muaj.

“Për të fituar mbështetjen financiare, kandidatët duhet të aplikojnë në mënyrë  elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/”, raportoi Ministria, duke siguruar dokumentet si vërtetimi për student, certifikatën e nënshtetësisë, letërnjoftim, llogarinë e bankës dhe dëshmi për shumën e biletës mujore për transportin ndërmjet qyteteve.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka krijuar sistem për ndarjen e vakteve ushqimore të studentëve, thuhet në raportin e revizionit të publikuar sot. Është vërejtur se nuk ka as aplikim e as mënyrë se si do të shpenzohen ato 140 denarë dhe a do të shpenzohen për ushqimin e studentëve.

Për studentët që nuk kanë aplikuar ose nuk i kanë plotësuar kushtet për të përfituar mbështetje financiare në thirrjet paraprake, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë thirrje çdo muaj, jo më vonë se dita e pestë e muajit. Secila prej thirrjeve do të zgjasë shtatë ditë nga dita e publikimit.