Studentët e Maqedonisë së Veriut deri të hënën kanë mundësi të aplikojnë për mjetet e transportit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar që deri të hënën do të mund të aplikojnë studentët për të fituar mbështetje financiare për transportin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Ftohen të gjithë studentët të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e mbështetjes financiare, ndërsa të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit dhe i plotësojnë kushtet”, raportoi Ministria.

Studentët duhet të jenë shtetas të RMV-së dhe të rregullt, të jenë në universitet shtetëror dhe të jetojnë jashtë vendit të studimit.

“Për të fituar mbështetjen financiare, kandidatët duhet të aplikojnë në mënyrë  elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/”, sqaroi Ministria.

Ndryshe, kandidatët e interesuar duhet të ngarkojnë paraqitje se janë studentë i rregullt në universitet shtetëror, vërtetim për nënshtetësi, letërnjoftim ose dokument tjetër për identifikim, llogari bankare dhe dëshmi për lartësinë e biletës mujor për transport mes qyteteve nga vendi i vendbanimit deri në vendin e studimit. Si provë, thonë nga MASH, mund të dorëzohet fotografia nga bileta mujore, llogari fiskale ose “printskrin” nga çmimet e publikuara në ueb-faqet e transportuesit.