Studentët e Maqedonisë së Veriut edhe nesër kanë mundësi për të aplikuar për shujta studentore

Ministria për Arsim dhe Shkencë edhe nesër do të pranon aplikime nga studentët për të shfrytëzuar të drejtën për shujta studentore, transmeton Portalb.mk.

“Pas përfundimit të afatit për regjistrim, kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet do të njoftohen për këtë përmes portalit ku e kanë dorëzuar aplikimin e tyre. Prandaj, është e nevojshme të regjistrohen në platformën online aktive të Shparkase Bank, me të cilën MASH lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës dhe t`i azhurmojnë të dhënat e tyre në https://netbanking.mk/studentPortal”, sqaroi Ministria.

Aplikimi realizohet në formë elektronike, përmes adresës https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ndërsa për ndihmë mund të kontaktojnë në adresën [email protected].

Studentët të cilët realizuan këtë të drejtë mjetet në shumë prej 140 mund t’i përdorin ato çdo ditë nga e hëna në të shtunë, për blerjen e ushqimeve në markete , furra buke, restorante dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

Kujtojmë se mundësia e aplikimit do të jetë e hapur çdo muaj në vijim, prej datës 1 deri në datën 7, për studentët të cilët më parë nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre për ndonjë arsye.

Subvencionet për ushqim deri në prill të këtij viti ishin 120 denarë në ditë, më pas shteti i rriti në 140 denarë, ndërsa paralajmëroi se shuma do të ndryshojë sipas shkallës së inflacionit gjatë vitit  kalendarik.