Struga Trim&Lum të mërkurën do të vazhdojë ndeshjet evropian, ndërsa sot u kuptua kundërshtari i mundshëm nëse kualifikohet

Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim&Lum, si përfaqësuesit e vetëm të futbollit në vend, të mërkurën do të vazhdojnë garat për kualifikimin në kampionatet evropiane, gjegjësisht në Ligën e Konferencës, transmeton Portalb.mk.

Të mërkurën në Ohër do të luajnë kundër kampionëve të Armenisë, Pyunik, në kuadër të xhiros së dytë eliminator për në Ligën e Konferencave. Ndeshja e kthimit kundër Pyunik do të luhet më 30 korrik.

Ekipi strugan në rast se kualifikohet kundër Pyunikit, ata do të luajnë me më të mirin e përballjes ndërmjet Differdanges 03 nga Luksemburgu dhe Ordabasy nga Kazakistani.

Xhiro e tretë eliminatore do të luhet më 8 gusht si mysafir, ndërsa kthimi më 15 gusht si vendas.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.