“Stop për Vardarishten” do të bllokojë urën “Binjak” në Aerodrom nesër në mëngjes, në mbrëmje do të mbajë protestë
Lëvizja “Stop për Vardarishten” njoftoi se nesër në orën 7:30 të mëngjesit do të bllokojë urën “Binjak” midis komunave Aerodrom dhe Gazi Babë. Iniciativa, e cila ditët e fundit ka organizuar protesta në të njëjtin vend për shkak të zjarreve aktuale në Vardarishte, por edhe injorimit dekada më parë të problemit me deponinë e vjetër, njoftoi se do të zgjerojë aktivitetet e saj për të tërhequr vëmendjen e institucioneve kompetente, transmeton Portalb.mk.
“Informojmë publikun se më 15 shtator, të hënën, përveç protestës në orën 18:00, do të mbahet protestë duke filluar nga ora 7:30 e mëngjesit, me bllokim të urës “Binjak” midis komunave Aerodrom dhe Gazi Babë. Po e ndërmarrim këtë hap për shkak të mungesës së vëmendjes së autoriteteve kompetente ndaj kërkesave tona dhe helmimit në rritje që po u bëhet këtyre personave. U bëjmë thirrje punëdhënësve të jenë tolerantë ndaj punëtorëve që do të vonohen në punë atë ditë”, thuhet në njoftimin e “Stop për Vardarishten”.
Kujtojmë se kohëve të fundit, janë raportuar zjarre në shumë deponi, si në Drislla, ajo pranë fshatit Kuklish në komunën e Strumicës, deponia Dellçevë, deponia e qytetit në Komunën e Krushevës, si dhe deponia Vardarishtë në Komunën Gazi Babë. E gjithë kjo kulmoi me zjarrin në Trubarevë.
Mjekët në vend paralajmërojnë se pasojat në shëndetin e njeriut nga toksinat që shkaktohen nga djegia ose tymi i deponive janë të mëdha. Kjo situatë mund të shkaktojë sëmundje të mushkërive dhe zemrës, si dhe anemi.