Specialja ka shtyrë katër seanca të parapara për shkurt pas kërkesës së mbrojtjes së Veselit

Seancat e parapara të mbaheshin më 13 deri më 15 shkurt për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë janë shtyrë, raporton Koha.net. Gjykata ka vendosur të martën që ta pranojë pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, duke anuluar katër seanca në shkurt.

Shkak i kërkesës ishte vdekja e papritur e bashkavokatit të Veselit, Andrew Strong.

“Më 2 janar 2024, trupi gjykues e pranoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Veseli dhe i liroi seancat në këtë rast nga data 12 deri më 15 shkurt. Kolegji konstatoi se mbrojtja ka treguar një arsye të mirë për rregullim të orarit, në mënyrë që të sigurohet që përgatitja për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm nuk ndikohet nga vdekja e papritur e fundit e bashkë-avokatit dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij”, thuhet në njoftim.

Andrew Strong vdiq më 11 dhjetor.