Spanja finalistja e parë në EURO 2024, Yamal golashënuesi më i ri në historinë e kampionatit

Spanja kaloi në finalen e UEFA EURO 2024 me fitoren 2-1 kundër Francës të martën në ndeshjen e zhvilluar në ]Munich Football Arena, raporton Anadolu.

Goditja me kokë nga Randal Kolo Muani çoi Francën në avantazh 1-0 kundër Spanjës në minutën e nëntë, i asistuar nga Kylian Mbappe.

Spanja barazoi kur Lamine Yamal shënoi një gol të shkëlqyer nga distanca në minutën e 21-të.

Yamal, në moshën 16 vjeç e 362 ditë, u bë golashënuesi më i ri në historinë e Kampionatit Evropian.

Pas katër minutash, spanjollët kaluan në epërsi me një përfundim nga afër nga Dani Olmo.

Spanja do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë – Angli.

Ndeshja finale do të luhet në Olympiastadion Berlin më 14 korrik.