Sot do të luhen pesë ndeshjet e Ligës së Parë, Shkupi pritet të jetë pa trajnerin kryesor

Në kuadër të javës së XXVIII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, sot do të luhen pesë ndeshje. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë prej orës 16:00, transmeton Portalb.mk.

Gostivari do të pret në fushën e tij Akademija Brerin, ndërsa Struga do të udhëtojë për në Shkup për të luajtur kundër Makedonija Gjorçe Petrov. Shkupi do të jetë mysafir i Sileksit, por pa trajnerin kryesor Mladen Zhizhovic, i cili u shkarkua dje nga ekipi.

Shkëndija mysafir i Tikveshit, ndërsa Voska Sport do të udhëtojë për të në Shkup për të luajtur kundër Vardarit.

Ndryshe, në kuadër të kësaj jave, dje Rabotniçki si mysafir ka fituar kundër Bregallnicës. Në krye të tabelës gjendet Struga me 55 pikë, e dyta Shkupi me 54 pikë, Shkëndija e treta me 52 pikë, ndërsa Gostivari gjendet e gjashta me 36 pikë, kurse Voska Sport e dhjeta me 28 pikë.

Më 17 prill, Voska Sport nga Ohri për herë të parë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.