Sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit, ja kur këndon Shqipëria

Gjysmëfinalja e dytë e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovizion” do të mbahet sonte me fillim në ora 21. Në këtë gjysmëfinale në skenë do të ngjitet Shqipëria e cila përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, shkruan Portalb.mk.

Këtë gjysmëfinale konkurrojnë gjashtëmbëdhjetë shtete, edhe atë: Danimarka, Armenia, Rumania, Estonia, Belgjika, Qipro, Islanda, Greqia, Polonia, Sllovenia, Gjeorgjia, San Marino, Austria, Shqipëria, Lituania dhe Australia. Vetëm dhjetë nga këto shtete do të kalojnë në finale.

Shqipëria e cila përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi, të cilët vijnë nga Kosova me këngën “Duje“, do të ngjiten në skenë të katërmbëdhjetit me radhë.

Albina dhe familja Kelmendi, foto: Eurovision Albania (faqja në Facebook)
Albina dhe familja Kelmendi, foto: Eurovision Albania (faqja në Facebook)

Albina në skenë do të ngjitet me babanë, nënën, dy motrat dhe vëllain. Pjesëmarrja e gjithë familjes në festival nga fansat evropianë është konsideruar si diçka unike dhe ka ngjallur reagime pozitive.

Gjysmëfinalja e parë u mbajt të martën, ku në finale kaluan dhjetë shtete, edhe atë:  KroaciaMoldaviaZvicraFinlandaÇekiaIzraeliPortugaliaSuediaSerbia dhe Norvegjia.

Gjysmëfinalen e parë, këndoi edhe Rita Ora, artistja e cila para më shumë se dhjetë viteve bënte audicione për të prezantuar Brianinë e Madhe në këtë festival, por këtë herë u ngjit në skenë si e ftuar speciale, si një artiste e rangut botëror.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën me fillim në ora 21, ku do të performojnë 26 shtete.

Maqedonia e Veriut këtë vit për herë të parë që nga viti 2004 nuk merr pjesë në garë. Tërheqja nga konkursi sipas Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM) erdhi për shkak të krizës energjetike dhe financave.

Eurovizioni sivjet mbahet në Liverpull të Britanisë së Madhe. Sipas rregullave, Ukraina do duhej të ishte nikoqire e festivalit pasi “Kalush Orkestra” vjet doli fituese. Por, nuk mundi ta organizojë festivalin për shkak të agresionit rus. Kështu, stafetën për organizimin e tij e mori Britania e cila vjet doli e dyta në garë.