Shtetet më të cilët ka kryer më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e vlerës së mallrave të eksportuara, ndërkohë është regjistruar ulje e vlerës së mallrave të importuara, por përsëri deficiti tregtar është 2 523 477 000 euro prej janarit deri në nëntor të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar-nëntor të vitit 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në Gjermani janë eksportuar mallra në vlerë 3 379 108 000 euro, ndërsa janë importuar mallra në vlerë 1 037 594 000 euro. Në Britaninë e Madhe janë eksportuar mallra në vlerë 116 879 000 euro, ndërsa janë importuar mallra në vlerë prej 1 284 827 000 euro.

Maqedonia e Veriut edhe në Greqi, Kinë dhe Serbi ka dërguar më pak mallra sesa ka importuar nga këta shtete.