Shtëpia e Bardhë: Hakerët kinezë shënjestruan kompanitë e Telekomit amerikan
Shtëpia e Bardhë njoftoi se sulmuesit kibernetikë kinezë shënjestruan të paktën 8 kompani të Telekomit amerikan dhe nisën sulme kibernetike, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë për mediat amerikane, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se hakerët kinezë të mbështetur nga shteti kryen sulme kibernetike ndaj kompanive të Telekomit amerikan.
Sipas kësaj, sulmuesit kibernetikë kinezë shënjestruan 8 kompani të Telekomit amerikan, përfshirë ofruesit kryesorë të shërbimeve si Verizon, AT&T dhe Lumen, si dhe disa shtete të tjera, në një sulm të madh kibernetik të quajtur “Salt Typhoon”.
Sulmuesit kishin qasje në të dhënat e përgjimeve dhe të dhënat celulare, veçanërisht të zyrtarëve në pozitat qeveritare dhe politike.
Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) nisën hetime lidhur me incidentin. Këto institucione po punojnë së bashku me kompani si Microsoft dhe Google.