Shqipëria triumfoi mbrëmë ndaj Serbisë, momente nga festa (VIDEO)
Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë shënoi fitore me rezultat 1-0 ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, transmeton Portalb.mk.
Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë mirë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Pas përfundimit të ndeshjes Manaj tha se kjo ishte një ndër ditët më të bukura të jetës së tij. Ai shtoi se për të e rëndësishme është që Shqipëria dhe Kosova janë krenarë me lojtarët e kombëtares.
Sfida e luajtur në Serbi solli festim entuziast në trojet shqiptare kudo.
Në pjesën e dytë djemtë e kombëtares administruan rezultatin duke mbajtur vendin e dytë në grup dhe ëndrrën për kualifikimin në Botëror.