Mbappe ka firmosur për 5 vjet me Realin, 20 milionë pagë plus bonuset, raportuan mediat spanjolle

Nënshkrimi galaktik i 2024-ës tashmë ka përfunduar dhe është vetëm çështje kohe që të zyrtarizohet nga palët. Mbappé do të luajë për Madridin për të paktën 5 sezonet e ardhshme, deri në vitin 2029, duke siguruar një sulm ëndrrash përkrah Vinicius, Rodrygo, Brahim, Bellingham, Endrick dhe Joselu, raporton Klan.

Sipas vetë gazetës, burime pranë negociatave, pohojnë se Mbappe do të fitojë nga 15 deri në 20 milionë Euro neto në vit plus bonuse për objektivat. Futbollisti vjen me ulje të konsiderueshme të pagës të Real Madridi, pasi te PSG ka fituar një shumë afër 72 milionë Euro bruto gjatë këtyre viteve.

Kylian Mbppé refuzoi të rinovojë me klubin francez pasi destinacioni i tij ishte i qartë. Nuk kishte asnjë klub tjetër që tërhiqte futbollistin edhe pse sirenat nga Arabia dhe Premier League ishin mjaft të forta.

Një javë më parë ai njoftoi presidentin e klubin Naser Al Khelaifi se do të largohej në fund të sezonit. Mesa duket kjo ka qenë edhe dita kur ai ka siguruar Real Madridin se dëshiron të luajë në këtë klub duke nisur nga Qershori i ardhshëm.