Shpërthim në Mitrovicë të Veriut, ka të lënduar

Para disa minutave ka ndodhur në shpërthim në Mitrovicë të Veriut, në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, ku si pasojë dy persona janë lënduar, transmeton Kallxo.com.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Veton Elshani.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hotel “Bisevac” ne rrugën Knjaz Millosh në Mitrovicë të Veriut”, ka thënë Elshani.

Tutje ai ka shtuar se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona kanë mbetur të lënduar.

Ai tha se njëri ka lëndime më të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.

Elshani shtoj se njësit policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.