Shkupi dhe Struga javën tjetër në xhiron e dytë për kualifikimet në Ligën e Konferencave

Ekipi i Shkupit do të vazhdon garat evropiane javën e ardhshme me ndeshjen kundër ekipit bullgar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Ligën e Konferencës, transmeton Portalb.mk.

Kundërshtari i radhës i ekipit shkupjan është ekipi bullgar Levski nga Sofja. Ndeshja e parë do të luhet më 27 korrik në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup duke filluar prej orës 21:00.

Javën e ardhshme do të luan edhe Struga Trim&Lum. Më 26 korrik, duke filluar nga ora 17:00 do të luhet ndeshja e parë në “Burimet e Biljanës” në Ohër. Në këtë xhiro ekipi strugan do të luan kundër Buduçnostit.

Një ditë më herët do të luan Ballkani i Suharekës kundër Larne, Partizani kundër Atletic Escaldes, ndërsa më 27 korrik do të luan Dukagjini kundër Rijekës, Tirana kundër Beshiktashit dhe Viktoria Plzen kundër Dritës.