Shkup, nesër regjim i veçantë i komunikacionit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se nesër (17.09) duke filluar nga ora 08:00 për shkak të mbajtjes së garës së atletikës, në zonën e qytetit të Shkupit do të zbatohet regjim i veçantë i komunikacionit, transmeton Portalb.mk.

Gara do të zhvillohet me këtë itinerar të lëvizjes: Pozita e fillimit/mbarimit në rrugën “Bellasica” para qendrës tregtare “East Gate Mall”, djathtas në bulevardin “Goce Dellçev” (korsia e djathtë), pastaj përsëri në bulevardin ”Ilinden” (korsia e djathte) deri në kryqezimin me rrugën “MANAPO” dhe mbrapa në të njëjtën korsi.

Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Qarkullimin Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë qarkullimi në rrugët përreth.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.