Shkoi në 42.344 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Është rritur në 42.344 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 375 ditësh në Rripin e Gazës.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 55 palestinezë, ndërsa 329 të tjerë janë plagosur.