Shit-blerja e prodhimeve bujqësore shënoi rritje në RMV

Entit Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut raportoi se në tremujorin e dytë të vitit 2024 shit-blerja e prodhimeve bujqësore është 3,414,534 mijë denarë, që domethënë është rritur për 4.9% krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, transmeton Portalb.mk.

Te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është shënuar rënie për 9.1%, ndërsa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimi vetanak është vërejtur rritje për 16.4%.

Rënia e shitblerjes së prodhimeve bujqësore është shënuar te grupet: bujqësi, pemëtari dhe vreshtari.

Te grupet e tjera të prodhimeve është shënuar rritje.