Shfletuesi i privatësisë DuckDuckGo solli një funksionalitet të shumëkërkuar

DuckDuckGo ka shtuar një funksionalitet të ri “Sync & Backup” për shfletuesin e saj të privatësisë i cili do të ruajë fjalëkalimet, faqeruajtësit, dhe të preferuarat duke i sinkronizuar në të gjitha pajisjet ku e përdorni shfletuesin pa pasur nevojë për një llogari, raporton PCW.

Duke i qëndruar linjës dhe pretendimeve të kompanisë se nuk do të grumbullojë të dhënat e përdoruesve, kompania thotë se të dhënat kanë enkriptim fundor dhe nuk ka qasje në të dhënat e përdoruesve.

DuckDuckGo thotë se të dhënat sinkronizohen mes pajisjeve Windows, Mac, Android dhe iPhone përfshirë ato që janë importuar nga shfletuesit si Chrome.

Aktivizimi i funksionalitetit të sinkronizimit bëhet përmes skanimit të një kodi QR në telefon ose vendosur një kod alfanumerik në kompjuter.