Sela: Temat serioze nuk ju lihen njerëzve joserioz si Taravari që ndryshojnë qëndrimet pesë herë në ditë 

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit javën e kaluar njoftoi se do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Kundravajtje i cili mundëson futjen në funksion të sistemit Qyteti i Sigurt. Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës u tregua më e shpejtë, ata dorëzuan të parët nismë të tillë në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Portalb.mk 

Sela tha se kjo është temë serioze e cila nuk duhet të lihet në dorë të njerëzve joseriozë si Taravari. 

“Kjo është temë tepër serioze për t’ia lënë në dorë një njeriu joserioz një njeriu që ndryshon qëndrimet pesë herë në ditë dhe pak rëndësi ka paralajmërimi, me rëndësi është a do ta bëjë një gjë të tillë, ne jemi skeptik, ne kemi bërë iniciativën tonë ndërsa e përsëris tema serioze nuk ju lihen njerëzve serioz”, tha Sela. 

Sot para dite, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese nismë kundër sistemit ‘Qyteti i Sigurt’. Sipas tyre, zbatimi është diskriminues dhe në kundërshtim me kushtetutën.

Nismë të tillë pati paralajmëruar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit.