Sasho Mijallkov të enjten do të lirohet nga burgu

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijjallkov, të enjten do të dal nga burgu me kushtin që deri më 25 prill të vitit 2025 të mos kryen asnjë vepër penale, raporton Portalb.mk.

“Gjykata e Apelit në Shkup në interes të publikut dhe mediave informon se në një seancë jopublike më 14 maj, solli vendim për të pranuar ankesën e të dënuarit S.M. nga Shkupi dhe vendimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup  e ndryshoi, ashtu që i dënuari më 23 maj të vitit 2025 do të lirohet nga dënimi me burg”, deklaroi Gjykata e Apelit.

Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas ankesës së Mijallkovit për vendimin e Gjykatës Penal, sipas së cilës ai duhej të shkon në lirimin me kush në fund të vitit. Kështu që Mijallkov nuk duhet që deri më 25 prill të vitit 2025 të shkakton ndonjë vepër penale.

Ndryshe, ai në burgun e Strugës duhej të mbante dënimin deri më 25 prill të vitit 2025, si pjesë e dënimit me 3 vjet burg për rastin “Perandoria”, rast ku ai e pranoi fajin. Procedura për lirimin nga burgu erdhi si propozim i drejtorit të burgut të Strugës.

Ky është dënimi i vetëm me burg për Mijallkovin. Për çështjen “Tortura” dhe Thesari” ai ishte liruar nga akuzat, për rastin “Parcelat në Vodno” mori dënim me kusht, ndërsa rasti “Target” dhe “Kalaja 2” ishin vjetruar në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal.