Pasi Kamçevi, Mijalkovi dhe Kiçeci e nisën turizmin e burgjeve, burgu i Strugës do të jetë vetëm për vepra nga neglizhenca, s’ka ndërrim adresash para dënimit

Me ndryshimet në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, të cilat janë para votimit në Kuvend, burgu i tipit të hapur “Struga”, ku dënimin e kanë vuajtur Orce Kamçev dhe Zoran Mileski-Kiçeec për pastrim parash, ndërsa Sasho Mijalkov është kah fundi, do të bëhet burg për vepra penale nga neglizhenca, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimi do të përkojë me përfundimin e dënimit të Mijallkovit, kërkesa për lirim të parakohshëm e të cilit është në Gjykatën Penale të Shkupit, ndërsa ai plotëson një kusht. Ai u pajtua me prokurorinë dhe pranoi pastrimin e parave.

Neni 46 i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve tani ndryshohet si vijon:

,, (1) Dënimi me burg për personat e dënuar vuhet në institucion të hapur vetëm për krimet e kryera nga pakujdesia, për të cilat është caktuar dënim me burg deri në tre vjet.

(2) Në institucionin nga paragrafi (1) i këtij neni, dënimi me burg deri në një vit shqiptohet edhe ndaj personave të dënuar për vepra penale të kryera nga pakujdesia të cilat janë kryer në këmbim.

Të dënuarit e përmendur kanë qëndruar aty për çështjen “Perandoria”, ku u deklaruan fajtorë.

Me ta ishte edhe Nenad Josifoviq.

Paralelisht me pranimin e fajësisë, Mijalkov ka paraqitur dhe ka pranuar shprehimisht kërkesën për ndryshim të vendbanimit, nga Shkupi në Ohër. Ka qenë për të mos shkuar në burgun e Shutkës apo të Idrizovës, por në vendin e ri të “banimit”, për të marrë urdhër referimi në burgun “Strugë”, ku nuk ka shumë të dënuar, është i tipit gjysmë i hapur është larg syve te publikut dhe te jep mundësi te shkosh vetëm për te fjetur dhe ka kushte pakrahasueshme me te mira se Idrizova dhe Shutka. Para tij Kamçevi e ndryshoi vendbanimin nga Shkupi në Ohër.

“Ndryshohet neni 7 i Ligjit, ashtu që vendimin e shkallës së parë me të cilin është shqiptuar sanksioni, gjykata është e detyruar t’ia dorëzojë gjykatës kompetente për ekzekutimin e sanksioneve sipas vendbanimit, të cilin e kishte personi i dënuar në momentin e fillimit të procedurës penale. Kjo eliminon mundësinë e ndryshimit të adresës së banimit të personit përpara se të jepet vendimi i shkallës së parë ose vendimi të jetë i ekzekutueshëm”, thuhet në ndryshimet e propozuara.

Kërkesa për ndryshimin e letërnjoftimit, me këtë Mijalkovit iu miratua shprehimisht ndryshimi i vendbanimit.

Përveç këtyre ndryshimeve, burgjet do të mbulohen tërësisht me kamera dhe të burgosurit do të jenë nën video-mbikëqyrje. Videot me krim dhe radikalizëm nuk do të fshihen, pjesa tjetër do të fshihet automatikisht në 30 ditë.

Sistemet e video mbikëqyrjes janë të rëndësishme për të mbështetur sigurinë efektive në institucione, thotë propozuesi Krenar Loga, ministër i Drejtësisë.

Është gjithashtu një risi që njësitë e inteligjencës së burgjeve do të krijohen me ligj, më së shumti për shkak se po përhapet radikalizimi në burgje