Rritje e transportit të udhëtarëve dhe mallrave në transportin ajror, ndërsa rënie në atë hekurudhor

Në Maqedoninë e Veriut vazhdoi shfrytëzimi i transportit ajror për udhëtarë dhe mallra, ndërsa transporti hekurudhor shënoi rënie, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor të udhëtarëve është 925 000, në transportin urban-periferik. 9 130 000, në transportin hekurudhor 34 000, ndërsa numri i udhëtarëve të transportuar në transportin ajror është 889 153”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, te transporti ajror kemi rritje të transportit të udhëtarëve për 20.4 përqind, ndërsa ai i mallrave për 23.7 përqind. Ndërkohë, në transportin hekurudhor kemi rënie të transportit të mallrave për 13.4 përqind, ndërsa ai i udhëtarëve për 48.6 përqind.

Në transportin rrugor kemi rritje të transportit të mallrave për 66.7 %, ndërsa numri i udhëtarëve shënoi ulje për 16. 5përqind.