Në RMV ngordhi një rrëqebull ballkanik femër, u shtyp nga një automjet

Individi i ngordhur i rrëqebullit ballkanik u vu re më 24.02.2026 rreth orës 06:00 në autostradën Ohër – Resnjë, pranë fshatit Bukovë, raporton 24chasa.mk, përcjell Portalb.mk.

Shërbimet kompetente kryen një inspektim në terren në bashkëpunim me Shoqatën Ekologjike në Maqedoni dhe Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor.

Bëhet fjalë për një femër, dhe informacionet fillestare tregojnë se ka shumë të ngjarë të jetë shtypur nga një automjet. Për të përcaktuar saktësisht shkaqet e vdekjes, individi do të çohet për autopsi në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare – Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.

Rrëqebulli u vu re nga pasagjerët në një autobus, të cilët menjëherë e raportuan rastin në shoqatën lokale të gjuetisë.

Rrëqebulli ballkanik është një nënlloj në rrezik kritik që jeton ekskluzivisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Më pak se 50 individë të rritur mbijetojnë në natyrë, nga të cilët rreth dyzet janë në territorin e Maqedonisë – kryesisht në Parkun Kombëtar të Mavrovës, si dhe në Sharr, Jasen, Stogovë, Karaorman dhe Jabllanicë.

Me gëzof ngjyrë kafe dhe me lara, një specie e veçantë e maces së quajtur Rrëqebulli i Ballkanit po shihet gjithnjë e më rrallë në malet e këtij rajoni. Me më pak se 40 individë të mbetur kësaj specie, rrëqebulli ka habitat malet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Që nga viti 2015, ai është listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike, një kategori përpara zhdukjes.