RMV, vitin e kaluar mbi 36 mijë kryefamiljarë shfrytëzuan ndihmën sociale

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i përgjithshëm i personave të mitur shfrytëzues të mbrojtjes sociale gjatë vitit 2022 është 15 256, ndërsa numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të rritur është 49 889, transmeton Portalb.mk.

Nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale te shfrytëzuesit e mitur, pjesëmarrje më të madhe kanë shërbimet e punës sociale, e cila arrin në 46.1 %, ndërkaq te të rriturit kanë shërbimet për mbrojtje sociale që arrin shifrat 87.2 %.

Gjatë vitit 2022, 36 092 kryefamiljarë (numër i amvisërive) janë shfrytëzues të ndihmës sociale financiare.

Detaje më të hollësishme gjeni KËTU.