RMV, u publikua lista e nxënësve të pranuar në “Akademinë Sportive”

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka publikuar listën e nxënësve që janë pranuar në Shkollën e Mesme Shtetërore “Akademia Sportive” si nxënës të vitit të parë në vitin shkollor 2024/25, transmeton Portalb.mk.

Akademia Sportive është shkollë e mesme në kuadër të Federatës që realizohet në qytetet e ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Vitin e ardhshëm, mbi 200 semimaturantë pritet të jenë pjesë e Akademisë Sportive.

Në pikën e Strumicës janë pranuar 34 nxënës, Shtip 29, Ohër 23, Gostivar 14, Tetovë 12 nxënës në paralelen shqipe dhe 18 në paralelen maqedonase, Prilep 30, Manastir 34, Veles 28 dhe në Shkup janë pranuar 36 nxënës.

Ndryshe, në “Akademinë Sportive” ka paralele të futbollit, hendbollit, basketbollit dhe tenisit.

Para pranimit të nxënësve në “Akademinë Sportive”, kryhet testimit i aftësive sportive nga komisioni profesional.