RMV, tremujorin e parë vende të lira pune më shumë kishte për shërbime dhe shitje

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.91 %, transmeton Portalb.mk.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.70 % në sektorin N – Shërbimet administrative dhe mbështetëse, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.45 %.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 3 deri 9 kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.20 %.

Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.93 %.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 568, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.

Informata më të hollësishme gjenden KËTU.