RMV, shtatë zjarre janë ende aktive në vend, po aq janë vënë nën kontroll

Nga gjithsej 29 zjarre në ambient ​​të hapur në 24 orët e fundit, shtatë janë ende aktiv dhe ekipet në terren po bëjnë përpjekje për t’i vënë nën kontroll, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Sipas Qendrës, zjarret janë aktive në afërsi të fshatrave Sellcë dhe Puhçë në territorin e komunës së Shtipit, në zonën e poligonit ushtarak të Ushtrisë, lart mbi Krivolak në drejtim të Penushit. Këtu, siç thotë QMK, është një vijë shumë e madhe “fronti” e zjarrit në të cilën përfshihet dhe digjet bimësi e ulët – dëllinja, gjemba, shkurre dhe pyll me kërcell të ulët, kryesisht dushku.

Zjarri është ende aktiv në afërsi të fshatrave Breznicë dhe Tazhevë, ku digjet pyll me pisha cilësore, ndërsa në shuarjen e zjarrit janë të angazhuar 15 të punësuar në “Jasen”, të cilët ndihmohen edhe nga tre dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë si disa punonjës të Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”.

Sipas QMK-së, përpjekjet e tyre janë fokusuar në vijën pranë lumit Oça, përballë Borova Breznicës, për të mos lejuar që zjarri të depërtojë në brendësi të zonës së mbrojtur shumëfunksionale “Jasen”, e cila është e një rëndësie të veçantë për shtetin.

Dje, sipas njoftimit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, një helikopter ushtarak i tipit “mi-17”, pavarësisht dy tentativave, nuk ka mundur të operojë për shkak të tymit shumë të dendur dhe kushteve të tjera të pasigurta për operim.

Katër zjarret e tjera aktive janë në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Gabrovnik, Mokreni dhe afër fshatit Mukos, ndërsa në komunën e Dollnenit ka zjarre në afërsi të fshatrave Nebregovë dhe Gostirazhni, ku ka rënë zjarri dhe është transferuar nga fshati Bogomillë në komunën e Çashkës.

QMK bën me dije se shtatë vatra zjarri janë vënë nën kontroll dhe po punohet për futjen e tyre në fazën e lokalizimit dhe më pas shuarjen e tyre.

Bëhet fjalë për zjarret në afërsi të fshatrave Farish dhe Orashevec të komunës së Kavadarit, fshatin Kalanjevë – komuna e Negotinës, pastaj dy në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, një në territorin e Komunës së Probishtipit në afërsi të fshatit Badilen të komunës së Novosellës dhe një në komunën e Çashkës në malin Goleshnicë në majë të Lisecit.

Përveç këtyre zjarreve, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë shuar 15 zjarre në zona të banuara në 24 orët e fundit.

Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.