RMV shënoi 24 vjetorin nga vdekja e 10-të pjesëtarëve të armatës në Karpallak

Një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, i udhëhequr nga sekretarja e Shtetit Elizabeta Çupovska Ristova dhe drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Orce Jordev, sot vendosën kurorë me lule të freskëta në memorialin – monumentin e pjesëtarëve të armatës që humbën jetën pranë zonës së Karpalak në vitin 2001, transmeton Portalb.mk.

“Dhjetë mbrojtësit e Prilepit, Sasho Kitanoski, Nane Naumoski, Branko Sekuloski, Marko Despotoski, Erdovan Shabanoski, Ljube Grujoski, Darko Veljanoski, Vebi Rushitoski, Goran Minoski dhe Pece Sekuloski dhanë jetën e tyre për të ruajtur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të atdheut”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Në kujtim të mbrojtësve të memorialit, lule të freskëta vendosën delegacione nga Qeveria e udhëhequr nga zëvendëskryeministri për Sistemin Politik Ljupço Dimovski, nga kabineti i Presidentes dhe Komandant Suprem i Ushtrisë, përfaqësues nga familjet e pjesëtarëve të ndjerë të Ushtrisë, nga shoqatat e qytetarëve dhe nga partitë politike.

Nga Ministria e Mbrojtjes, kurora me lule të freskëta do të vendosen gjithashtu para memorialit në qendër të Prilepit.

Më 8 gusht të vitit 2001 në rrugën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Grupçin te vendi Karpallak nga prita është sulmuar një konvoj i Armatës së Republikës së Maqedonisë, me ç’rast e humbën jetën dhjetë pjesëtarë të armatës.