RMV, Prokuroria e ka ngrirë bashkëpunimin me Komisionin për Antikorrupsion

Prokuroria Publike e ka vlerësuar si tërësisht të parëndësishme dhe të panevojshme iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me konfiskimin e pronës në lëndën “Trust”. Nga Prokuroria dolën me vlerësimin se i ngrijnë të gjitha aktivitetet e parashikuara edhe me memorandumin që e kanë nënshkruara para tre ditësh me Komisionin për Antikorrpsion, njofton Portalb.mk.

Edhe pse prokurori publik Lubomir Joveski, para tre ditësh, me vetiniciativë realizoi takim me anëtarët e Antikorrupsionit dhe pastaj vlerësoi se pas nënshkrimit të memorandumit dypalësh për bashkëpunim, ndjeshëm është përmirësuar bashkëpunimi me Antikorrupsionit, sot Prokuroria është me qëndrim se ekziston mosprespektim i njëanshëm i memorandumit të nënshkruar.

Antikorrupsioni dje kumtoi për ndërmarrjen e aktiviteteve në lëndën “Trust” dhe konfiskimin e pronës së Transmet të biznesmenit Sead Koçan dhe ka dorëzuar iniciativë deri në Prokurori. Kjo, për Prokurorinë Publike paraqet ofendim, pasi që atje  tanimë është formuar lëndë për këtë rast.

“Siç është informuar tanimë tërë opinioni, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka formuar lëndë në të cilën janë përfshirë disa padi penale dhe në kuadër të të cilave shqyrtohet veprimi i të gjitha institucioneve gjatë konfiskimit të pronës së “Transmet”. Në kuadër të  kësaj lënde është siguruar dokumentacioni i plotë, prova materiale dhe verbale dhe prokurori publik është para dorëzimit të akuzës. Prokurori publik në pajtueshmëri me të gjitha provat e siguruara dhe verifikimet e kryera, tanimë e ka kuptuar që në veprimin në lëndën “Trust” nuk është bërë asnjë lëshim. Me seancën publike të Antikorrupsionit, tanimë është shkaktuar dëm i panevojshëm edhe ndaj Prokurorisë si institucion, por edhe ndaj prokurorëve të cilët kanë vepruar në lëndë”, thuhet në kumtesë.

Nga Prokuroria thonë se do ta pranojnë iniciativën si edhe çdo ankesë tjetër, por se është e papërshtatshme që Antikorrupsioni të dorëzojë iniciativa për ndjekje penale për lëndët në të cilat Prokuroria tanimë vepron.

Nga Antikorrupsioni apelon që “Komisioni të mbahet te kompetencat e saja dhe të mos bëjë dëm në procedurat të cilat vijojnë”.