RMV, po përmirësohet gjendja e pacientit i cili me aeroplan qeveritar u transportua nga Turqia
Jashtë rrezikut për jetë është pacienti i cili dje me aeroplan qeveritar u transportua nga Turqia, deklaroi sot drejtori i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Antestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, Igor Merxhanoski, njofton Portalb.mk.
Ai në deklaratë për mediat theksoi se pacienti është kompatibil, i vetëdijshëm, merr fyrmë në mënyrë të pavarur dhe tashmë ka filluar të pranojë ushqim natyrshëm, ndërsa në vijim është edhe terapi fizikale në njësitin për mjekim intensiv.
“Pacienti është në gjendje të mirë. Parametrat vitale janë stabile. Dje kishte rritje të temperaturës, por të gjithë testet e bëra janë negative ndaj infeksioneve dhe me siguri bëhet fjalë për reagim ndaj transportit dhe operacionit paraprak. Nga sot, ai filloi të ushqehet dhe kemi përmirësimtë gjendjes së përgjithshme”, tha Merxhanoski.
Sipas tij, gjatë javës së ardhshme pritet që pacienti të transferohet në Repartin për traumatologji, ku do të vazhdojë rehabilitimi intensiv, ndërsa pastaj edhe në qendrën e specializuar për kurim të mëtejmë.
Shkupjani 28-vjeçar dje me aeroplan qeveritar u transportua nga Turqia, për shkak të lëndimeve të rënda në vertebrat e qafës të pësuara nga një rënie nga një rrëshqitje. Më 23 korrik, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital në Kusadasi, ku u mbajt deri dje.
Gjatë transportit, pacienti ka qenë i shoqëruar nga ekip mjekësor.