RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin  pas mesnate bëhet ndryshimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 0,50 den/litër,

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 0,760 denarë/kg dhe do te jet 45,791 den/kg.

Pas mesnate këto do të jenë çmimet e derivative:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 85,00 (denarë/litër),
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 87,00 (denarë/litër),
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 79,50 (denarë/litër),
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 79,50 (denarë/litër),
  • Mazut М-1 SU – 45,791 (denarë/kilogram).

Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.