RMV, pas 47 vjeçares, ndërroi jetë edhe 79 vjeçarja si pasojë e helmimit me pesticidin Metomil

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të gruas 79-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë pasi më shumë se 10 ditë ishte e shtruar në spital pas helmimit familjar me ushqime shtëpiake në Shkup. Më herët pas së njëjtës ngjarje ndrroi jetë 47-vjeçarja, ndërsa 55-vjeçari është liruar për mjekim në shtëpi, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik kompetent është duke punuar për të përcaktuar shkaqet e helmimit. Nga shtëpia e familjes janë marrë rreth 20 gjurmë të ndryshme, për të cilat është dhënë akt ekspertimi. Gjithashtu u dha urdhër për sigurimin e historive mjekësore të tre pacientëve. Po ndërmerren edhe veprime të tjera”, njoftun nga Prokuroria.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth dy javë më parë kur tre persona, nusja, vjehrra dhe djali hëngrën petë të gatuar vetë në shtëpi, pas së cilës u helmuan. Në fillim ndërroi jetë nusja, ndërsa djali dhe vjehrra luftonin për jetën.

Shkak ka qenë helmimi akut me pesticidin Metomil, gjegjësisht Lanate, gjë e cila është vërtetuar edhe nga analizat e mjekësisë ligjore. Ngjarja është raportuar në Ministrinë e Brendshme dhe po merren masa për zbardhjen e saj.

Hetimi duhet të tregojë nëse helmi është futur në petë me qëllim apo rastësisht.

Disa nga fqinjët thonë se me gjasë bëhet fjalë për fatkeqësi të kobshme, kur në vend të kripës, gjyshja mund të ketë futur helm në petë. Pesticidi Lanate periot ka kohë që është i ndaluar në Maqedoni dhe ende nuk dihet se si ka hyrë në vend, duke qenë se prej vitesh përdoret për helmimin e qenve.