Për një vit, një banor i Shkupit ka raportuar të ardhura prej 7.25 milionë euro, një tregtar cigaresh kishte pagën më të lartë

Të ardhurat dhe pagat më të mëdha realizohen në Shkup, konfirmoi sot DAP-i në konferencën e rregullt vjetore për shtyp për të hyrat tatimore të realizuara vitin e kaluar. Të ardhurat më të mëdha bruto të realizuara nga burime të shumta të taksave e ka raportuar një banor i Shkupit, i cili në deklaratën e tij vjetore tatimore në DAP ka shënuar të ardhura bruto vjetore prej 446 milionë denarë. Përkatsisht, të ardhura të raportuara para tatimit ka paraqitur rreth 7.25 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Paga më e lartë bruto vjetore në vitin 2022 e ka paguar një qytetar nga Shkupi në aktivitetin e tregtisë me shumicë të produkteve të duhanit dhe arrin në 144 milionë denarë, përkatësisht rreth 2,35 milionë euro. Paga e tij mujore ka qenë 12.000.000 denarë ose gati 200 mijë euro.

Në Top 10 të ardhurat personale të raportuara në DAP janë punonjës ose pronarë në industrinë e verës, programimin kompjuterik, spitalet, industrinë e produkteve metalike.

Siç informon drejtoresha e Drejtorisë s ë të Hyrave Publike Sanja Llukarevska, të hyrat më të larta personale nga puna e kryer ka raportuar një qytetar nga Shkupi në shumë prej 280,6 milionë denarë në vit, ndërsa të hyrat i ka realizuar jashtë vendit. Ose tatimpaguesi ka raportuar të ardhura mbi 4 milionë euro e gjysmë.

Në krye të listës për pagesën e të ardhurave më të larta nga vetëpunësimi është sërish Shkupi, ndërsa shuma më e lartë është 61,9 milionë denarë, gjegjësisht pak më shumë se një milion euro.

Në top 10 të listës për të ardhurat e paguara për vetëpunësim janë avokatët, noterët, furnizuesit e ushqimit, kultivuesit e drithërave dhe bimëve bishtajore dhe nga aktiviteti i prodhimit të ambalazheve prej letre.

Të ardhurat e pavarura nga bujqësia janë më të ulëta, kështu që të hyrat më të larta, jo nga prodhimi, por nga shitja e produkteve bujqësore, janë 18,9 milionë denarë (pak më shumë se 300.000 euro) dhe i ka bërë një banor i Shkupit.

Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftoi gjithashtu se më 6 nëntor, do t’u bëjë vërejtje atyre kompanive që nuk kanë paguar taksën e solidaritetit, ndërsa nëse edhe pas kësaj nuk kanë kryer pagesën më 24 nëntor, llogaritë e tyre do të bllokohen.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Llukarevska, 150 tatimpagues kanë pasur detyrim të deklaruar për të paguar taksën e solidaritetit. Lukarevska tha se shuma e përgjithshme e mjeteve të paguara deri më sot është 2.210.108.927 denarë.