RMV, padi ndaj një kompanie dhe disa të punësuarve në Ministrinë e Financave për falsifikim të dokumenteve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një subjekti juridik nga Strumica dhe disa të punësuarve në Ministrinë për Financa për falsifikim të dokumenteve, punë të pakujdesshme dhe përdorimi e të dhënave të rrejshme, transmeton Portalb.mk.

Subjekti juridik i përfaqësuar nga 37 vjeçari D.J. nga Kavadari, akuzohet për përdorimin e dokumenteve me të dhëna të rrejshme dhe falsifikim të dokumenteve.

Pesë të punësuarit në Ministrinë për Financave akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtarë dhe për punë të pakujdesshme.

Policia raportoi që D.J. në periudhën prej 13 korrikut të vitit 2022 e deri më 6 gusht të vitit 2024, ka shfrytëzuar garancion të rrejshëm bankar për të përfituar licencë për lojëra të fatit. Përmes veprave të tilla penale, buxheti i shtetit është dëmtuar me 32 mijë euro, ndërsa subjekti juridik ka arritur të përfitojë mbi 13 milionë denarë.