RMV, një person ka shkruar komente raciste në Facebook pastaj ka gënjyer në polici se i është hakuar profili

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër 36-vjeçarit nga Prilepi H.T. për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Shpërndarje të materialit racist dhe ksenofob nëpërmjet rrugës së sistemit kompjuterik” dhe “dhënie të dëshmisë së rrejshme”, transmeton Portalb.mk.

“Më 30.11.2023 në rrjetin social Facebook, në publikim të një portali, ka publikuar koment me të cilin ka nxitur urrejtje dhe mosdurim. Në bisedë zyrtare në stacion policor, i paraqitur ka deklaruar se i është hakuar profili i rrjetit social, por është konstatuar se ka dhënë dëshmi të rrejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.