RMV, në përpilim e sipër janë gjashtë ligje në fushën e arsimit, do të dëgjohet opinioni publik përpara se të miratohen

Grupet punuese në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në të cilat  marrin pjesë edhe profesionist, mësimdhënës dhe fusha akademike, ekspertë dhe përfaqësues të disa institucioneve kompetente, në të cilën janë duke përgatitur gjashtë zgjidhje të reja ligjore me të cilat do të avancohen shërbimet arsimore të cilat i’u ofrohen qytetarëve si dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për kategori të ndryshme të prekura në fushën përkatëse, njoftuan nga MASh, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për propozim ligj për arsimin e mesëm; arsimin profesional dhe trajnimin; arsimin e të rriturve; tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Arsimin Fillor dhe Ligjit për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.

“Grupet punuese kanë obligim deri në fund të muajit vijues, t’i përgatisin propozim zgjidhjet ligjore, përkatësisht ndryshimet ligjore, pas së cilës të njejtat do të publikohen në sistemin ENER të qeverisë për mbikëqyrje të opinionit. Do të organizohet edhe debat publik me qëllim për të ofruar mundësi për propozime dhe sugjerime për përmirësimin e përmbajtjes dhe përcjelljen e versioneve më të mira në procedurë parlamentare”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

MASH inkurajon qytetarët që në mënyrë aktive të marrin pjesë në ndërtimin e sistemit arsimor më cilësor.

Kujtojmë se MASH bën analiza se në cilat shkolla fillore dhe të mesme mund të organizohet mësim me një ndërrim. “Pason periudhë e ndërtimit të kushteve që të mund të realizohet”, tha ministrja e arsimit.

Ndryshe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit filluan konsultim publik për programet mësimore nga klasa e shtatë deri në të nëntën, me qëllim që ato të cilat tashmë janë përgatitur të avancohen, ndërsa të rejat që duhet të përgatiten, të përmbajnë sugjerimet, veçanërisht të mësimdhënësve praktikantë, mendimi i të cilëve është më i rëndësishmi në procesin e formësimit të sistemit edukativo – arsimor, thonë nga MASh.