RMV, në mesnatë ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), dizeli bie për gjysmë denarë, kurse benzina rritet për një denar.

Pra, nga mesnata një litër naftë do të shitet për 78 denarë për litër, benzina BS-95 do të kushtojë 80,5 denarë për litër, ndërsa benzina BS-98 do të jetë me çmim prej 82,5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 77 denarë për litër.

Me çmim më të ulët do të shitet edhe mazut, i cili do të jetë më i lirë për 0,087 denarë, një kilogram do të kushtojë 41,352 denarë.