Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se sonte në mesnatë do të lirohet çmimi i benzinës për një denarë për litër, ndërkaq çmimi i dizelit nuk ndryshon, njofton Portalb.mk.
Gjithashtu, çmimi i vajit ekstra të lehtë do të lirohet për gjysmë denarë, ashtu sikur çmimi i mazutit.
Me ndryshimet, këto janë çmimet e derivateve:
- Benzina Eurosuper BS95: 80,5 denarë për litër
- Benzina Eurosuper BS98: 82,5 denarë për litër
- Dizeli: 70,5 denarë për litër
- Vaji ekstra i lehtë: 68,5 denarë për litër
- Mazuti: 41 denarë për kilogram