RMV, ndryshojnë çmimet e benzinave, dizeli mbetet i njëjtë

Benzina Eurosuper BS-95, nga sonte në mesnatë do të lirohet për 2,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për tre denarë, ndërsa nga sonte në mesnatë nuk ka ndryshime në çmimet e Eurodizelit (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Një litër Eurosuper BS – 95 do të shitet për 83,50 denarë, ndërsa Eurosuper BS – 98, 85.5 denarë. Çmimi i Eurodizel BS (D-E V) mbetet 86 denarë për litër, ndërsa për vajin ekstra të lehtë 1 (EL-1) 85 denarë.

Për 1.691 denarë ulet edhe mazuti M-1 NS, ndërsa kilogrami do të kushtojë 46.976 denarë.

Me vendimin e KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë ulur mesatarisht për 1.95 për qind krahasuar me vendimin e muajit të dytë.

KRRE informon se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e paraprake shënojnë rënie mesatarisht: benzina me 6,215 për qind, nafta me 1,205 për qind, vaji ekstra i lehtë ka rënie për 1,350 përqind, ndërsa te mazuti rënia është për 4.990 për qind.

Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,546 për qind.