RMV, Ministria hapi mundësinë që komunat të aplikojnë për investime kapitale në arsim

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka hapur Konkursin ku planifikohet që komunat të përfitojnë subvencione për investime kapitale në infrastrukturën e sferës së arsimit dhe shkencës, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëjë shpërndarjen nga këto dotacione kapitale për projekte infrastrukturore në komunat për vitin 2024 në pajtim me Ligjin për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe Ligjin për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024”, sqaroi Ministria.

Konkurs theksohen kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e dotacionit kapital në komuna, mjete të dedikuara për projekte infrastrukturore në fushën e arsimit dhe shkencës. Përmes dotacioneve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunat sigurojnë mjete shtesë në buxhet për investime të ndryshme.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, do të formojë trup koordinues ndërsektorial për ndjekjen dhe koordinimin e aktiviteteve për realizimin e Programit AA – Projektet infrastrukturore të komunave”, raportoi Ministria.

Komisioni i formuar do të kryejë edhe përzgjedhjen e projekteve dhe do t’i propozojë deri tek ministrja.

“Gjatë konstatimit të parregullsive në përdorimin e dotacionit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mund të ndërpresë pagesën e mjeteve dhe për këtë do të njoftojë Ministrinë e Financave”, paralajmëroi Ministria