RMV, ligji për koncesionet dhe partneritetin publiko-privat u miratua në heshje, nuk dihet nëse është harmonizuar me direktivat e BE-së

Plotësimi i Ligjit për koncesione dhe partneritet publik-privat, sipas Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, u miratua në mars të këtij viti. Kjo ka ndodhur në heshtje të plotë, sepse pak-kush e di se i njëjti ka kaluar dhe çfarë ndryshimesh janë bërë. Madje as organizatat joqeveritare, që merren me ndjekjen e këtij ligji nuk ishin në dijeni që plotësimi i këtij ligji tashmë është miratuar. Nga Qendra për Komunikime Civile për Portalb.mk, deklaruan se ata i monitorojnë miratimet e ligjeve të tilla dhe sidomos të këtij ligji, por nuk dinin që ky ligj të ketë kaluar. Nga ana tjetër Kuvendi na konfirmuan se ligji është votuar më 20 mars 2023 në seancën e 95, transmeton Portalb.mk.

Çfarë është më interesante, se nëse ligji kishte kaluar nuk ishin në dijeni as nga Ministria e Ekonomisë, si propozues i ligjit. Ata në pyetjen tonë drejtuar fillimisht lidhur nëse është miratuar ky ligj, u shprehën se  nëse do të ishte miratuar do të ishin njoftuar nga Kuvendi, por më vonë në pyetjen me shkrim, konfirmuan se ligji është votuar.

“Po, Ligji për Plotësimin e Ligjit për Koncesionet dhe Partneritetin Publiko-Privat është publikuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr. 65/2023. Me këtë tekst të ligjit shtohet neni i ri 41-v, me të cilin është rregulluar se me përjashtim nga neni 41 paragrafi 7 i këtij ligji, në rast të ndryshimit të qëllimit të një pjese të mjeteve në përputhje me nenin 41-a, gjatë së cilës mjetet nuk janë shfrytëzuar plotësisht në përputhje me aneksin e lidhur, bazuar në një analizë të arsyetimiit ekonomik dhe funksional të bërë paraprakisht dhe pas një pajtimi të siguruar paraprakisht nga Qeveria e Maqedonisë, Qeveria mund të sjellë vendim për lidhjen e një aneks marrëveshje për koncesion për ndryshim të qëllimit për shfrytëzimin e tyre për investime në projekte me interes publik. Në nenin 2 thuhet se koncesionarët që kanë lidhur aneks marrëveshje në përputhje me nenin 41-a të këtij ligji, do të mund të lidhin aneks në afat prej një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, thanë nga Ministria e Ekonomisë.

Megjithatë nga kjo Ministri nuk precizuan nëse, për përputhje me direktivat e BE-së nevojiten plotësime dhe ndryshime tjera të ligjit në fjalë, apo nëse ky është harmonizimi i fundit që i nevojitej këtij ligji.

Nga Qendra për Komunikime Civile për Portalb.mk, deklaruan se ata i monitorojnë miratimet e ligjeve të tilla dhe sidomos të këtij ligji, por nuk dinin që ky ligj të ketë kaluar.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kërkuar që Maqedonia e Veriut të sigurojë harmonizim të legjislaturës me Direktivat e BE-së për partneritetin publiko-private dhe dhënien e koncesioneve. Kërkesa theksohet qartë edhe në Raportin e vitit 2022 ku thuhet se është vonuar finalizimi dhe miratimi i Ligjit për Partneritetin publik-privat (PPP) dhe koncesionet me të cilin krijohen udhëzime të qarta, politika transparente dhe ekipe efikase në sektorin publik dhe privat për të përmirësuar efektivitetin dhe përshtatshmërinë e projekteve të tilla.

Bashkimi Evropian në takimi e 18-të të Nënkomitetit të marrëveshjes së stabilizim asociimit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregun e brendshëm, konkurrencën, mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetit, përshëndeti miratimin, pavarësisht se ishte miratuar me procedurë të cilën vetë BE-ja e ka kritikuar,

Ligji, përveç tjerash gjithashtu parashikon përmirësimin e monitorimit të rreziqeve fiskale që rrjedhin nga PPP-të, dhe lehtëson rritjen e planifikuar të investimeve publike.

“Kapaciteti i Ministrisë së Ekonomisë, në lidhje me koncesionet dhe PPP-të, mbetet i kufizuar. Gjatë vitit 2021 janë lidhur pesë marrëveshje të reja për krijimin e një PPP. Duhet të krijohet regjistri i PPP-ve dhe regjistri i koncesioneve”, vërejti KE në raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut.

Pasi që rekomandimet nga raporti i vitit të kaluar nuk u zbatuan plotësisht, në vitin e ardhshëm, KE propozoi që vendi duhet në veçanti të “miratojë Ligjin për partneritet publiko-privat (PPP) dhe për koncesionet, për të harmonizuar më tej kuadrin ligjor në këto fusha me acquisin e BE-së; të përmirësojë bashkërendimin ndërmjet aktorëve kryesorë dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për të zbatuar parimet e transparencës, konkurrencës së lirë, trajtimit të barabartë dhe mos-diskriminimit”

Procedura e përgjithshme për dhënien e koncesioneve

Termi koncesion nënkupton të drejtën për të përdorur punë publike, shërbime ose mallra me interes të përgjithshëm për qëllime të kryerjes së një veprimtarie të caktuar ekonomike për të cilën koncesionari i paguan një tarifë të caktuar Republikës së Maqedonia e Veriut. Dhënia e koncesioneve për shembull, për hidrocentrale të vogla rregullohet me disa ligje, një prej të cilëve është Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publiko-Privat. Koncesioni jepet në bazë të një thirrjeje publike të bërë nga një komision i krijuar nga Qeveria i cili përgatit dokumentacionin e tenderit dhe Qeveria e miraton atë. Sipas këtij ligji, kriter për zgjedhjen e ofertës më të favorshme mund të jetë oferta ekonomikisht më e favorshme ose tarifa koncesionare e ofruar më e lartë. Komisioni për dhënien e koncesionit përgatit një raport me shkrim për vlerësimin e kryer me propozim për zgjedhjen e ofertës më të favorshme, në bazë të të cilit Qeveria merr Vendim për zgjedhjen e ofertës më të favorshme.

Zgjidhja dhe ndërprerja e marrëveshjes për koncesion

Për zgjidhjen dhe ndërprerjen e marrëveshjes së koncesionit janë dhënë opsionet, me: skadimin e periudhës së vlefshmërisë së kontratës së koncesionit, përfundimin e njëanshëm të marrëveshjes nga koncensiondhënësi ose koncesionari, zgjidhje miqësore e marrëveshje, falimentimin ose likuidimin e koncesionarit, nëse në marrëveshjen e koncesionit nuk parashikohet ndryshe, dhe rastet e tjera të parashikuara nga ligji dhe marrëveshja për koncesionin e mallrave me interes të përgjithshëm.

  • Zgjidhja e njëanshme e kontratës nga koncensiondhënësi
  • Zgjidhja e njëanshme e marrëveshjes së koncesionit nga koncesionari
  • Zgjidhja miqësore e marrëveshjes së koncesionit

Koncensiondhënësi dhe koncesionari mund të zgjidhin në mënyrë miqësore kontratën për shkak të shkeljes së detyrimeve kontraktuale nga koncensionari ose koncesionari në përputhje me rregulloret në fuqi dhe sipas dispozitave të marrëveshjes.

Shumë nga përvojat në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ndërtimin e projekteve të mëdha mbi parimin e partneritetit publiko-privat (PPP) janë më shumë se modeste. Në vitet e kaluara ka tre projekte të realizuara, por të pasuksesshme.