RMV, kallëzim penal ndaj një zyrtari policor për veprën penale “vrasje dhe torturim kafshësh”

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale në MPB ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë kompetente Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Departamenti i specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ngritur padi penale kundër D.M, punonjës policie në pozitën udhërrëfyes të qenve të shërbimit, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje dhe torturim i kafshëve”, sipas nenit 233 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 12.06.2024, nga ora 10:00 deri në ora 12:30 në zonën e Qendrës në Shkup, pas kryerjes së detyrave të punës, e ka vendosur qenin e shërbimit në pjesën e pasme të automjetit të shërbimit “dacia” në kuti transporti, ka parkuar automjetin me motor dhe kondicioner të fikur dhe ka lënë mjetin për një orë e gjysmë. Pas kthimit, ai ka vërejtur se qeni ishte në gjendje të keqe shëndetësore, më pas ka shkuar në stacionin veterinar ku është konstatuar se qeni tashmë kishte ngordhur. Pas autopsisë së kryer nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, u konstatua se shkak i ngordhjes së qenit ishte mbytja e shkaktuar nga goditjet nga nxehtësia”, njoftoi MPB.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në përputhje me kompetencat ndaj punonjësit të policisë D.M. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe materiale.