RMV-ja e 44 në Botë sipas Indeksit të Paqes dhe Sigurisë së Grave, më keq në rajon qëndron Kosova

Maqedonia e Veriut është e 44-ta në Botë sipas Indeksit të Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, transmeton Portalb.mk.

Nga vendet e rajonit para RMV-së janë të radhitura Serbia (32) dhe Mali i Zi (41).

Pas RMV-së janë të radhitura Shqipëria (45), Bosnja dhe Hercegovina (55).

Kosova është e radhitur më keq, në vendin e 100.

Në krye të listës qëndrojnë Danimarka, Zvicra, Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Islanda, Norvegjia, Austria, Holanda dhe Zelanda e Re.

Në fund të listës janë Afganistani, Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Sudani Jugor.

Edicioni i vitit 2023 i Indeksit global të Paqes dhe Sigurisë së Grave (WPS Index) vlerësoi dhe rendit i177 vende për sa i përket përfshirjes, drejtësisë dhe sigurisë së grave.

Asnjë vend nuk performon në mënyrë të përsosur në Indeksin WPS dhe rezultatet zbulojnë pabarazi të mëdha midis vendeve, rajoneve dhe treguesve.

Indeksi WPS ofron një mjet për identifikimin se ku nevojiten më shumë burime dhe llogaridhënie për të avancuar statusin e grave.

Ky indeks u publikua nga Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Qendra PRIO për Gjini, Paqe dhe Siguri me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze.