RMV, është ulur dukshmëria në disa akse rrugore për shkak të mjegullës

Lidhja Automoto e Maqedonisë informoi se, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengensa në kushte dimërore nëpër rrugët kryesisht me lagështi, transmeton Portalb.mk.

Është ulur dukshmëria për shkak të paraqitjes së mjegullës, prej 50 deri në 100 metra në akset rrugore Tetovë – Shkup dhe Shkup – Veles, ndërsa është ngadalësuar qarkullimi i trafikut në kryeqytet.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, sipas informatave nga ueb faqja e aeroportit, janë paralajmëruar vonesa të një pjese të fluturimeve, po nuk ka fluturime të anuluara.

LAMM informoi se, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e shtetit tonë, nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në vetura.