Policia sekuestroi rreth 7 mijë mjete piroteknike në Manastir dhe arrestoi një person

Policia në dy raste ka sekuastruar gjithësej 7000 copë të fishekzjarrëve të ndryshme dhe mjete të tjera piroteknike nga personi me inciale Z.T. 60 vjeçar nga Manastiri, transmeton Portalb.mk.

Pas urdhërit nga Gjykata Themelore Manastir, sot rreht orës 1 pas mesnate, policia ka bastisur shtëpinë e hapësirën ndihmëse të personit në fjalë, me çka ka gjetur 4,080 copë të mjeteve të ndryshme piroteknike.

Paraprakisht, mbrëmë në orën 20:30, në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Manastir, gjatë kontrollit të veturës “Polo” me tabela të regjistrimit të Manastirit, në pronësi të personit të njëjtë, janë gjetur 2,713 copë me mjete të ndryshme piroteknike.

“Pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngritet kallëzim penal ndaj personit”, kumtoi policia.